Qeveria ndan edhe 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi.

Kujtojmë se ekzekutivi në dhjetor të vitit të kaluar kishte ndarë edhe 30 mijë euro të tjera për mbulimin e shpenzimeve për shërimin e Bukoshit.

Edhe Isa Mustafa në kohën sa ishte kryeministër kishte ndarë para për shërimin e tij.