Qeveria në largim e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme do të ndajë mjetet financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Komisioni Qendror Zgjedhor ka paraparë që për organizimin e zgjedhjeve do t’i shpenzojë rreth 5 milionë euro.
Zëvendëskryeminkstri në largim Hajredin Kuqi prezantoi para ministrave kërkesën e KQZ së.“Zyra e kryeministrit ka marr kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e 4 milion e 900 mije euro për zgjedhjet e parakohëshme” tha Kuçi.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në largim do të ndahen mjete financiare edhe për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.