Qeveria e Kosovës ka ndarë të martën mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike “Aeroporti i Gjakovës”.
Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për inspektoratin shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për inspektoratin shëndetësor tha se përmes këtij projektligji Ministria e shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës.