Qeveria ndan 10 milionë euro për pakon e fundit për punësimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 10 milionë euro për pakon e saj të fundit “Qeveria për Familjet”.

Kjo pako, sipas Qeverisë parasheh subvencionimin e pagës deri në 300 euro dhe me anë të kësaj synohet realizimi i realitetit me të paktën një të punësuar në familje, shkruan lajmi.net.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë në mbledhjen e sotme elektronike të Qeverisë.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Qeverisë