Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit në fushën e kulturës akademike dhe shkëmbimin e të rinjve.
Po ashtu gjatë mbledhjes së qeverisë, u miratua edhe shuma prej 30 mijë eurove për ta bërë pagesën e këtij fondi si shtet i barabartë.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe kredinë 61 milionëshe nga Qeveria e Hungarisë, me qëllim të përmirësimit të sistemit të ujërave të zeza me 1,5 % grejs periudhë dhe 17 vite kthimi.