Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme shqyrtim-propozimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.
Në mbledhjen e sotme ministri Ejup Maqedonci.
Pas prezantimit nga ministri Maqedoni kabineti qeveritar ka votuar pro këtij propozimi.
Në këtë votim nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim.