Ballina Lajmet Kosovë Qeveria miraton programin për reforma në ekonomi 2025-2027

Qeveria miraton programin për reforma në ekonomi 2025-2027

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar programin për reforma në ekonomi 2025-2027.

Po ashtu në njoftim thuhet se është miratuar edhe vendimi për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë eurosh.

Exit mobile version