Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e dita e premte, 13 nëntor 2019, në orën 18:00.
Masat ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.
Në pikat kufitare do të vendosen ekipet mjekësore për kontrollin e qytetarëve që hyjnë në Kosovë.
Po ashtu, komunat do të ngrisin shtabet emergjente, me qëllim që të mbikëqyret sitatua epidemiologjike.Ndërsa, arsimi i lartë do të kalojë plotësisht online.
Zona e kuqe – rrezik i lartëKomunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës.Në këto komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.
Zona e portokalltë – rrezik mesatarKomunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e portokalltë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.
Zona e gjelbër – rrezik i ulëtNë këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.