Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka vendosur sanksione Kinës, siç është thënë, pas trajtimi që ky shtet po u bën ujgurëve.
Vendimi është marrë nga Qeveria në mbledhjen e sotme, pas propozimit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwartz.
“MPJ propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e sanksioneve të caktuara nga BE ndaj zyrtarëve të lartë kinezë, kjo për abuzimet ndaj ujgurëve, popullsi kryesisht me myslimanë. Masat e rekomanduara ndër të tjera demonostrojnë angazhimin e Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të njeriut në botë”, ka thënë ajo.
Vendimi është miratuar me asnjë votë kundër, dhe një abstenim.