Ballina Lajmet Kosovë Qeveria konfirmon rundin e ri të bisedimeve në dialog, mbahet të enjten...

Qeveria konfirmon rundin e ri të bisedimeve në dialog, mbahet të enjten e javës së ardhshme

Takimet e radhës në nivel të kryenmegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces.”, ka thënë këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti.

Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Exit mobile version