Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që janë në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
Qeveria, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka autorizuar Agjencinë Kadastrës që të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.