Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qeveria izraelite konsideron “urdhërimin” e ushtrisë për të pushtuar Qytetin Gaza

Qeveria izraelite konsideron “urdhërimin” e ushtrisë për të pushtuar Qytetin Gaza

Qeveria izraelite po konsideron urdhërimin e ushtrisë për të pushtuar Qytetin Gaza, transmeton Anadolu.

Transmetuesi izraelit ‘Channel 14’ tha se masa vjen në mes të një ngërçi në negociatat indirekte që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe shkëmbimi të të burgosurve me palestinezët.

Sipas transmetuesit izraelitë, qeveria e kryeministri Benjamin Netanyahu është e “kënaqur” me rezultatet e fushatës së saj ushtarake në veri të Gazës.

Izraeli ka vazhduar me një ofensivë tokësore në shkallë të gjerë në veri të Gazës që nga 5 tetori, gjoja për të penguar grupin e rezistencës palestineze Hamas nga ri-grupimi. Megjithatë, palestinezët akuzojnë Izraelin se synon të pushtojë zonën dhe të zhvendosë me forcë banorët e saj.

“Skalioni politik po shqyrton lëshimin e një urdhri për ushtrinë izraelite që të drejtohet në jug dhe të pushtojë Qytetin Gaza në të ardhmen e afërt. Një operacion i tillë është i mundur tani, veçanërisht në dritën e armëpushimit në Liban dhe disponueshmërisë së më shumë forcave të ushtrisë për të kryer manovra në shkallë të gjerë dhe të zgjatur”, tha transmetuesi izraelit.

Përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për të arritur një armëpushim në Gaza deri më tani kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit Netanyahu për të ndalur luftën.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vazhduar luftën gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 45.550 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën e tij në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version