Qeveria i ndan buxhet Komunës së Kamenicës për të promovuar sistemin arsimor

Tri vendime i ka ndërmarrë sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

Përmes njoftimit është bërë e ditur se Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e 23 tetorit për emërimin e Komisionit Ad hoc për vlerësimin profesional, për pranimin e pozitës drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria ka ndarë mjete buxhetore edhe për organizimin e vizitës në Belfast të Irlandës së Veriut për Komunën e Kamenicës, me qëllim të promovimit të sistemit arsimor mes komuniteteve.

“Ka aprovuar kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version