Ballina Ekonomi Qeveria i jep dritën jeshile kredisë 48 milionë dollarësh për ballafaqimin me...

Qeveria i jep dritën jeshile kredisë 48 milionë dollarësh për ballafaqimin me COVID-19

Qeveria në detyrë e Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 29-të e Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore, e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Projekti emergjent COVID-19 për Kosovën”.

Sipas kësaj Marrëveshjeje, Asociacioni pajtohet që t’i japë Republikës së Kosovës një kredi, e cila konsiderohet si financim koncesionar në vlerë prej 48 milionë dollarë.

Mjetet nga kjo kredi do të përdoren për parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe për forcimin e sistemit të shëndetit publik në Kosovë.

Kjo do të realizohet përmes realizimit të objektivave:

–   fuqizimin e kapaciteteve për detektim të hershëm, konfirmim dhe raportim të hershëm të rasteve, gjurmim të kontakteve si dhe raportim e monitorim të tyre;

–   intervenimi në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë;

–   zhvillimi dhe shpërndarja e informatave, udhëzuesve, trajnimeve dhe prezantimeve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor;


Marrëveshja e kredisë parasheh edhe përkrahjen sociale në familje për respektimin e masave të kontrollit të shëndetit publik, mirëmbajtjen e shpërndarjes së pagesave sociale, rritjen dhe zgjerimin e tyre.

Exit mobile version