Qeveria e Kuvajtit jep dorëheqje

Kryeministri i Kuvajtit, Sabah al-Khalid al-Sabah, sot dorëzoi dorëheqjen e qeverisë së tij tek emiri i vendit, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk është dhënë asnjë arsye për dorëheqjen, e cila erdhi një muaj pasi u formua qeveria.

Të martën, anëtarët e kabinetit ofruan dorëheqjet e tyre te kryeministri, duke përmendur “zhvillimet aktuale në lidhje me marrëdhëniet midis parlamentit dhe qeverisë”.

Javën e kaluar, ligjvënësit kërkuan të qortonin kryeministrin për ato që i përshkruanin si “shkelje kushtetuese”.