Qeveria e Holandës u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve që i dërgoi për ta mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës në Bosnjë.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se trupat nuk ishin armatosur si duhet për ta parandaluar masakrën dhe po ashtu u ishte kërkuar të kryejnë një “detyrë të pamundur”, raporton BBC.
Në korrik të vitit 1995, afro 8000 burra myslimanë u masakruan, ndërsa forcat holandeze nuk kishin qenë në gjendje të ndalonin trupat e serbëve të Bosnjës.
Më herët, qeveritë holandeze kishin insistuar se faji qëndron te Kombet e Bashkuara që nuk dhanë përkrahjen e nevojshme nga ajri.
Por, duke folur me veteranët në një bazë ushtarake në qendër të Holandës të shtunën, Rutte, ka pranuar se trupat e forcës paqeruajtëse Dutchbat III kishin pasur telashe pasi mandati i tyre, pajisjet dhe përkrahja ushtarake që morën gjatë misionit nuk ishte adekuate.
“Sot, i kërkoj falje në qemër të Qeverisë së Holandës gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju që jeni këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot”, tha Rutte.
Pos kërkimfaljes, ushtarëve që kishin qenë në Srebrenicë ju dha edhe Medalja e Bronztë e Nderit nga ministrja e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren. /koha