Qeveria e grave me një Ministër ish-astronaut

Qeveria e re e Spanjës është betuar sot para mbretit Felipe. Ndryshe nga ekzekutivi i mëparshëm ku dominonin gratë, kryeministri Pedro Sanchez u ka besuar grave 11 poste ministrore, kabineti me përfaqësimin më të madhe të grave në Europë. Mes Ministrave është zgjedhur edhe një ish-astronaut.

Kabineti i kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sanchez, është betuar këtë të enjte para mbretit Felipe në Pallatin Zarzuela.

Për herë të parë në historinë e Spanjës, gratë zënë shumicën e posteve në qeveri.

11 nga 17 postet ministrore janë marrë nga gratë, proprocioni më i lartë i një qeverie në Europë.

Kjo përzgjedhje e socialistit Sanchez vjen si një kontrast i madh krahasuar me ekzekutivin e ish-kryeministrit Mariano Rahoy, që dominohej nga burrat.

Gratë në qeverinë e Sanchez do të mbajnë disa nga postet më të larta, përfshirë, ekonominë, mbrojtjen, drejtësinë, financat dhe edukimin.

Në mesin e ministrave, Sanchez ka zgjedhur edhe ish-astronautin Pedro Duque si Ministër të Shkencës.

Pedro Sanchez, Partia Socialiste e të cilit ka vetëm 84 nga 350 vende në parlament, u zgjodh Kryeministër më 1 qershor pasi mori mbështetjen e 6 partive të tjera, për të larguar Rahoyn.

Lideri i Partisë Popullore Konservatore, Mariano Rajoy, i cili mori udhëheqjen e qeverisë në 2011, u largua javën që shkoi pas një mocioni mosbesimi, pas një skandali korrupsioni.