Ballina Lajmet Kosovë “Qeveria dhe ministrat më të korruptuarit në vend”

“Qeveria dhe ministrat më të korruptuarit në vend”

Përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare diskutuan në tryezën “Vlerësimi i korrupsionit në Kosovë”, të organizuar nga instituti “Rinvest”. Në fjalën hyrëse të diskutimit drejtori ekzekutiv i këtij instituti Lumir Abdixhiku tha se tema për të cilën janë mbledhur për të diskutuar nuk është e re për Kosovën.

Ndërkohë në prezantimin e raportit me anketimin e 1 mijë respodentëve, hulumtuesja në institutin “Rinvest”, Ernisa Serhati tha se sipas gjetjeve Qeveria e Kosovës është ajo që u prin degëve qeveritare më të korruptuara në vend.

Kurse sipas Serhatit çdo i dyti qytetarë në bazë të anketës së realizuar ka pranuar se korruptohet, në kuptimin e dhënies së të hollave apo të ndonjë këmbimi tjetër për qasje në shërbime publike.

Në këtë diskutim morën pjesë Zëvendës Prokuroria e Shtetit, Sevdije Morina, Përfaqësuesi Special dhe udhëheqësi për Sektorin Ligjor dhe sundimin e ligjit pranë Zyrës së Bashkimit Evropian, Cezary Michalzuk, dhe Kordinatori dhe përfaqësuesi Rezident për Kosovë në UNDP, Andrew Raswell.

Exit mobile version