“Qeveria Civile” në Mianmar: Suu Kyi dhe Myint janë dërguar në “një vend të panjohur”

Aung San Suu Kyi

Ish-liderja “de-facto” dhe ministre e Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi e cila u përmbys nga pushteti dhe ish- presidenti Win Myint u morën nga shtëpitë e tyre dhe u dërguan në një “vend të panjohur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) përmes një deklarate, e cila u bë më 16 prill kundër qeverisë ushtarake, e njohur si “Qeveria Civile”, shprehu shqetësimin mbi situatën rreth Suu Kyi dhe Myint.

“Sipas informacionit që morëm nga burime të besueshme, Win Myint dhe Aun San Suu Kyi u dërguan në një vend të panjohur”, thuhet në deklaratën e NUG.

Suu Kyi dhe Myint, të cilët u arrestuan më 1 shkurt dhe u vendosën në arrest shtëpiak muajin e kaluar, nuk u lejohej të flisnin me avokatët e tyre për shkaqe sigurie.

Suu Kyi u lejua për herë të parë të takohej me avokatët në një seancë dëgjimore më 24 maj, kur ajo gjithashtu u paraqit para gjykatësit në një gjykatë ushtarake në Yangon.

Ushtria e Mianmarit kreu një grusht shteti më 1 shkurt të këtij viti dhe mori pushtetin në vend me pretekstin se zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor 2020 ishin të manipuluara. Ushtria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare dhe ka arrestuar udhëheqësit e qeverisë, përfshirë udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Protestat masive kundër puçit ushtarak filluan më 6 shkurt ndërsa 831 persona janë vrarë në ndërhyrjet e ushtrisë së Mianmarit. /aa