Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ tha se nuk ka më kuptim që edhe më tutje të vazhdohet me një Qeveri dhe Kuvend të tillë pasi, sipas tij, këto institucione nuk janë të zonjat t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet shteti.
Kurteshi e akuzoi qeverinë Mustafa për izolimin e Kosovës.
Sipas tij, problemi i demarkacionit do të zgjidhej shumë shpejt po të kishte vullnet kjo qeveri.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Kurteshi u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që sa më shpejt t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë, në të kundërtën ai thotë se gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë. /