Qeveria afgane, Talibanët dakord të përshpejtojnë bisedimet e paqes pas takimit të Moskës

Foto nga arkiva

Qeveria afgane dhe Talibanët ranë dakord të premten të përpiqen të përshpejtojnë bisedimet e paqes, në një takim në Moskë që e pasoi një konferencë ndërkombëtare atje mbi procesin e paqes, u citua të ketë thënë një zyrtar i lartë Afgan.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Pakistani u bënë thirrje palëve ndërluftuese në Afganistan të arrijnë një armëpushim të mënjehershëm, gjatë konferencës të mbajtur në Rusi vetëm gjashtë javë para afatit të rënë dakord vitin e kaluar për të tërhequr trupat amerikane.
“Ne shprehëm gatishmërinë tonë për të përshpejtuar procesin, tha për agjencinë e lajmeve ruse RIA Abdullah Abdullah, kryetar i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtim Kombëtar. Ata (Talibanët) gjithashtu u pajtuan.”
Abdullah tha se palët nuk kishin diskutuar ndonjë gjë specifike në takim.
Moska priti të enjten konferencën ndërkombëtare për Afganistanin, në të cilën Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Pakistani lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje palëve Afgane të arrijnë një marrëveshje paqeje dhe të frenojnë dhunën, dhe Talibanët të mos fillojnë asnjë ofensivë në pranverë dhe verë.

Konferenca synonte të gjallëronte negociatat që kanë qenë midis qeverisë Afgane dhe Talibanëve në kryeqytetin e Katarit Doha, kryesisht të ngecura pas akuzave te qeverisë se kryengritësit nuk kanë arritur të ndalin dhunën.

Shtetet e Bashkuara dërguan një përfaqësues të lartë në Moskë për bisedimet mbi Afganistanin. Uashingtoni ra dakord vitin e kaluar me Talibanët për të tërhequr trupat e tij deri në 1 maj pas gati dy dekadash dhe po kërkon mbështetje midis fuqive rajonale për planet e saj për procesin e paqes. /mesazhi.com