Presidenti i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar të Afganistanit, Abdullah Abdullah, thirri Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të mbajtur një takim urgjent për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale në Afganistan.
Duke folur në takimin për Afganistanin në Doha, kryeqyteti i Katarit, Abdullah e përshkroi kritike situatën aktuale në vendin e tij.
Arritjet e popullit afgan në vitet e fundit janë nën kërcënim,- u shpreh Abdullah duke vënë në dukje se mijëra njerëz janë vrarë, plagosur dhe qindra-mijëra janë shpërngulur si pasojë e sulmeve të talibanët në të gjithë vendin.
Abdullah kërkoi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që të mblidhet urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për krizën në Afganistan dhe për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me situatën humanitare dhe problemet e sigurisë në vend.
Ndërkohë, Guvernatori Mohammed Davut Lagmani u arrestua pasi qendra e Ghazni-t këtë mëngjes ra në duart e talibanëve.
Miruais Stanikzai, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, në deklaratën për shtyp tha se guvernatori i Ghazniut, së bashku me zëvendësguvernatorin dhe shefin e kabinetit të tij, u arrestuan nga forcat e sigurisë ndërsa ishin duke shkuar në kryeqytetin e vendit, Kabul, pasi marrjes së kontrollit të qendrës së Ghazni nga talibanët.
Zëdhënësi Stanikzai nuk shpjegoi arsyen e arrestimit të këtyre zyrtarëve.
Kryetari i Këshillit Provincial të Ghaznit, Nasir Ahmad Fakiri pretendoi se Guvernatori Lagmani ua dorëzoi me marrëveshje qendrën Ghaznit talibanëve.
Imazhet e kolonës së automjeteve të guvernatorit të Ghaznit që kalonin me lehtësi mes militantëve talibanas në qendër të qytetit u shpërndanë në mediat sociale, duke shkaktuar reagime. /trt