Ballina Lajmet “Qetësohet” Irma, ja çka thonë meteorologët

“Qetësohet” Irma, ja çka thonë meteorologët

Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit në Florida kanë nisur operacionet e tyre pasi me zbardhjen e ditës, po zbulohet edhe shkallën e vërtetë e dëmit të sjellë nga Uragani Irma.

Stuhia e madhe u dobësua teksa kalonte përgjatë bregut perëndimor të shtetit, por Miami dhe të tjera zona urbane kanë mbetur të përmbytura.

Në ishujt e Florida Keys, menaxherët e emergjencave lokale kanë paralajmëruar një “krizë humanitare”.

Mediat raportojnë të paktën 4 viktima për shkak të Irmës, që tashmë është dobësuar në një stuhi tropikale. Më parë, Irma shkatërroi rreth 10 vende dhe territore në Karaibe, duke vrarë të paktën 28 persona.

Më shumë se 3,4 milionë shtëpi në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. Linjat energjetike janë mbyllur në thuajse mbarë Majemin dhe zona të mëdha janë përmbytur, edhe pse qyteti duket se ka shpëtuar paq krahasuar me të tjera zona. Pamjet filmike nga qyteti i Napolit në bregun e Gjirit të Meksikës, tregojnë nivelin e shkatërrimit të sjellë nga Irma.

Presidenti Donald Trump ka aprovuar një deklaratë për katastrofë madhore dhe ndihmë emergjente federale për Floridën, duke e cilësuar uraganin si një “përbindësh të madh”.

Do të jetë e nevojshme mbledhja e fondeve për t’u kujdesur për viktimat, për të pastruar mbeturinat, për të rilidhur energjinë elektrike dhe për të riparuar dëmet në shtëpi e biznese.

Rreth 6,3 milionë personave në shtet i ishte kërkuar të evakuoheshin përpara se Irma të mbërrinte./Mesazhi/

Exit mobile version