Koreja e Veriut e ka vënë botën në prag të një konflikti vdekjeprurës për shkak të raketave bërthamore.
Pheniani ka lançuar raketa të shumta këtë vit, duke përfshirë një bombë të tmerrshme me hidrogjen.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump është zotuar të “shkatërrojë” udhëheqjen e Koresë së Veriut nëse nuk ndalon ndërtimin e raketave, ndërsa e vlerësoi situatën si “qetësi para stuhisë”.
Fotografi Eric Lafforgue, nga viti 2008 e këtej, ka vizituar Korenë e Veriut, 6 herë. Falë kartave dixhitale, ai ishte në gjendje të ruante fotot që ishin të ndaluara në shtetin më të izoluar në Botë./tesheshi.com/
“Realizimi i fotografive është i lehtë, por nëse vini shumë pranë ushtarëve, ata ju ndalojnë.
Në qendër të Phenianit, përjetuam një ndërprerje të energjisë, një ngjarje e përditshme për koreanoveriorët. Kur i pyet për këtë, ata u tregojnë se ndodh për shkak të embargos amerikane.
Në autostrada, ju mund të shihni kamionë të ngarkuar me qymyr pasi Koreja e Veriut ka probleme të mëdha me furnizimin me naftë.
Ka shumë njerëz të lodhur pasi shumë prej tyre duhet të ecin me biçikleta për orë të tëra për të shkuar në punë. Marrja e fotografive të tyre është e ndaluar”, tregon ai.
Por kjo nuk e ka penguar Veriun, të kërcënojë.
Një komitet i Koresë së Veriut kërkoi që trupat amerikane të hiqeshin nga ajo e Jugut.
I ashtuquajturi “Komiteti Kombëtar i Paqes i Koresë” sulmoi SHBA si për atë që ata e shohin si kontrollin e ushtrisë së Koresë së Jugut dhe për operacione të përbashkëta ushtarake, ku ata kanë simuluar sulmin ndaj Veriut.
Marrëveshja që forcat amerikane të vendosen në Korenë e Jugut, u nënshkrua në vitin 1953, pas luftës koreane.
Por, Komiteti thotë se populli i Koresë së Jugut nuk mund të shmangë tragjedinë e një lufte bërthamore për sa kohë vazhdon pushtimi ushtarak amerikan i saj.
SHBA po monitoron me kujdes për momentin Korenë e Veriut, pas thashetheve se ishte gati të niste një raketë tjetër.
Sipas pretendimeve të Phenianit, raketa mund të jetë e aftë për të goditur bregdetin amerikan./Mesazhi/