Qepët janë nga përbërësit kryesorë në një recete për shkak se dhurojnë shumë shije e vlera.
Por gjithnjë përdoren si përbërës shtesë, ndërsa në recetën e sotëme ju sugjerojmë t’i gatuani ato të plota në furrë.
Mjafton t’ju spërkasni pak djathë dhe t’i shijoni duke i shoqëruar edhe me pjata të tjera.
Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre si më poshtë.
Përbërësit
-
- 12 qepë të bardha
- 30 gr gjalpë
- 250 ml lëng mishi
- 250 gr djathë kaçkavall
- Kripë
- Piper
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë pastroni qepët si zakonisht.
Bëni gati një tavë pjekje me diametër 25 cm, lyejeni me gjalpë dhe vendosni në të qepët e plota një nga një.
Hidhni lëngun e mishit derisa të mbulohet e gjithë tava të mbushet.
Shtoni kripë e piper dhe mbulojeni tavën me një letër furre dhe futeni të piqet.
Lëreni në temperaturën 160 gradë për 1 orë ose derisa qepët të zbuten.
Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak lëng gjatë gatimit të tyre.
Në fund hidhini pak djathë të grirë për 5-10 minuta ose derisa të shkrihet dhe nxirrini nga furra.
Shërbejini të nxehta dhe shoqërojini me pjata të tjera interesante mishi apo peshku.