Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qentë endacakë po hanë trupat e të vd’ekurve nëpër rrugët në veri...

Qentë endacakë po hanë trupat e të vd’ekurve nëpër rrugët në veri të Ga’zës

Trupat e shpërndarë nëpër rrugët plot pluhur, rrugë të tëra të shkatërruara nga sulmet izraelite, njerëz të uritur. Kjo është pamja e Jabalyas, në veri të Gazës, e treguar nga shefi i shërbimeve të urgjencës në atë zonë.

“Mund të shohësh shenjat e urisë te njerëzit në veri të Gazës”, i ka thënë CNN-it Fares Afana, kreu i shërbimeve të urgjencës në veri të Gazës. “Forcat izraelite po shkatërrojnë gjithçka që përfaqëson jetën ose shenja të jetës”.

Afana ka thënë se ai dhe kolegët e tij kanë parë trupa të palestinezëve të vrarë në veri të Gazës, me disa që kishin shenja kafshimi nga kafshë, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e të vdekurve.

“Qentë endacakë që janë të uritur po i hanë këta trupa në rrugë… na e bën të vështirë identifikimin e trupave”, ka thënë ai.

Ai ia ka treguar një fotografi CNN-it ku shiheshin mbetjet e një djali të ri trupi i të cilit ishte ngrënë nga qentë endacakë.

Afana ka shtuar se janë “mijëra fëmijë” dhe shtatzëna që kanë ngecur në zonën e rrethuar, ku ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore dhe tokësore në tri lagje përgjatë 12 ditëve të fundit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se po shënjestron Hamasin atje.

Të paktën 50,000 persona janë zhvendosur nga zona e Jabalyas, ka raportuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. 400,000 personat që kanë mbetur në veri të Gazës janë të zënë në uri e përballen me bombardime.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar ushtrinë izraelite për detyrim të banorëve të veriut të Gazës për zgjedhjen e urisë ose zhvendosjes.

“Civilëve nuk po u jepet mundësi përpos të vdesin urie ose të ikin”, ka thënë Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për Refugjatët e Palestinës (UNRËA).

Afana ka theksuar se forcat izraelite kanë gjuajtur mbi banorët e uritur që po kërkonin ushqim në një qendër ndihme të drejtuar nga UNRËA.

“Çka po ndodh në veri të Gazës është gjenocid i vërtetë”, ka thënë ai. /koha

Exit mobile version