Ishte viti 1988, dhe Martin Pistorius ishte një djalë 12-vjeçar i shëndetshëm që u rrit në Afrikën e Jugut, kur jeta e tij mori një kthesë të papritur.
Trupi i tij gradualisht u dobësua. Ai humbi aftësinë për të ecur, për të ngrënë vetë dhe përfundimisht, aftësinë për të komunikuar. Mjekët dyshuan për një lloj sëmundje neurodegjenerative, por rasti i tij ishte një mister mjekësor.
Prindërit e Martinit thonë se doktorët u thanë që djali i tyre tani kishte inteligjencën e një tre muajsh dhe se ata duhet ta çonin në shtëpi, pwrcjell albeu.com
Martin Pistorious u rrit në Afrikë të Jugut me dy prindërit e tij, duke e kuptuar më pas se jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë.
Derisa më në fund erdhi një rezultat nga testet, me një tregues të qartë për atë që Martin kishte; Cryptococcal Meningitis, që në thelb do të thotë diçka shumë e keqe për doktorët.
Kur Martin arriti në të njëzetat e tij duke qëndruar në atë gjendje pa vdekur, filluan të shfaqen shenjat e përmirësimit; ai ishte në gjendje që t’i lëvizte sytë, të shtrëngojë dorën e njerëzve dhe të qëndronte në karrocë.
Nëna e tij e braktisi punën për t’u kujdesur për të gjatë këtyre viteve terapi, dhe Martin e përshkruan atë se si ishte të jesh 12 vjet krejtësisht i padukshëm në jetën e të gjallëve.
Martin e përshkruan përvojën e tij kështu:
“Isha aty, jo nga fillimi, por dy vitet e fundit të gjendjes time, unë fillova të zgjohem. Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë gjendje është ndjenja si të jesh në një imazh jashtë fokusit. Në fillim ju nuk e keni idenë se çfarë është, por ngadalë fokusi e qartëson krejtësisht pamjen. Provoja ta lëvizja krahun, dukej sikur çdo qelizë e imja ishte kondensuar në atë moment. Të gjithë mendonin se nuk isha aty. Mendova se do ta kaloj tërë pjesën tjetër të jetës sime ashtu, krejtësisht i vetëm”.
Duket se kur je në gjendje kome, në fakt je aty, edhe pse për të tjerët jo. Mund t’i dëgjosh ata, je në një vetëdije të qetë dhe mendon.
Sot, drejton një makinë, ka një punë dhe po planifikon një familje me gruan e tij të dashur.
Pas viteve të tmerrshme të bllokuar brenda trupit të tij të paaftë për të folur ose për të lëvizur, ‘Djali fantazmë’ ka bërë një shërim me të vërtetë të mrekullueshme.
Megjithatë thellësia e vërtetë e asaj që duroi nuk është zbuluar kurrë më parë, madje as në librin e tij më të shitur, i cili po ngjitet përsëri në skema. /albeu.com/