TUNIS (AA) – Presidenti i parë i Tunizisë pas revolucionit të 14 janarit, Muhammed Munsif Merzuki kritikoi reagimin e vonuar të vendeve perëndimore kundër tentativës së grusht shtetit në Turqi. “Nuk do të brengoseshin sikur puçi të ishte i suksesshëm. Përkundrazi ka qenë dështimi i puçit që i ka brengosur”, tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-presidenti i Tunizisë Merzuki për gazetarin e AA-së foli mbi tentativën e grusht shtetit të Organizatës Terroriste Fetullahçi (FETÖ) në Turqi, qëndrimin e perëndimit dhe jehonën në rajon
Ai tha se në perëndim ka nga ata që janë shqetësuar për përpjekjen demokratike të popullit turk. “Është i çuditshëm qëndrimi që vendet perëndimore mbajtën kundër puçit të dështuar në Turqi. U bënë dënime të vonuara, të trembura madje edhe në nivel të turpshëm. I vetmi shpjegim për këtë është se: Nuk do të brengoseshin sikur puçi të ishte i suksesshëm. Përkundrazi ka qenë dështimi i puçit që i ka brengosur”, tha Merzuki.
Pasi ka tërhequr vëmendjen për qëndrimin me standade të dyfishta të perëndimit Merzuki ka theksuar se nuk do të mund të merren në konsideratë paralajmërimet për të drejtat e njeriut të bëra nga vendet të cilat vazhdojnë marrëdhëniet e tyre me regjimet në Egjipti dhe në Siri.
“Standardi i dyfishtë dhe politika makiavelike e zbatuar kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm në sheshet Rabia dhe Nahda në Kajro pas grusht shtetit në Egjipt dhe kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut ka shkaktuar humbjen e (besueshmërisë) kredibilitetit të shteteve të mëdha. Duhet ti përplasim pas murit të gjtiha fjalët për liritë dhe të drejtat e njeriut të shteteve të cilat janë në marrëdhënie me vrasësin e Kajros edhe me kasapin e Damaskut”, thotë ish-presidenti tunizian.
– “Shqetësimi i tyre nuk është demokracia” –
Ai tha se është i drejtë mendimi i shumë intelektualëve në botën arabe dhe islame se “perëndimi nuk është i shqetësuar për demokracinë në rajon por për mbrojtjen e interesave të tyre”.
“Shqetësimi i këtyre vendeve nuk është demokracia, edhe sikur të jetë diktatori më i keq e rëndësishme është ruajtja e stabilitetit dhe kjo është përparësia e parë. Përparësia e dytë është siguria e vetes së tyre edhe sikur kjo të jetë kundër sigurisë sonë. Ndërsa e treta janë tregjet tona. Pra për këto arsye nuk duhet ti japim as hapësirën më të vogël murmuritjeve të fjalëve në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ashtu siç ka nga ata që fshihen pas islamit edhe perëndimorët fshihen pas vlerave të shtirura për të mbrojtur interesat e tyre. Për ato që nuk e ulin kokën ndaj tyre parashtrojnë përpara këto vlera, ndërsa heshtin kundër shkeljeve më të këqija të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimet bashkëpunuese”, thekson Merzuki.
Sipas tij, duhet të injorohen paralajmërimet e vendeve që zbatojnë standarde të dyfishta. “Por nuk duhet ngatërruar burimi i paralajmërimit. Sepse të gjitha vendet perëndimore nuk kanë treguar këtë qëndrim të dyshimtë. Ka edhe popuj perëndimorë dhe shoqëri civile që mbështetin gjithmonë popullin kundër despotëve të mbështetur nga qeveritë që kanë parësore insteresat e tyre para parimeve”, tha ai.
– “Popujt vendimtarë për vendimet” –
Në lidhje se si duhet të mbrojnë demokracinë intelektualët në pozitën gjeografike arabe ish-presidenti tunizian Merzuki thotë: “Duhet të qëndrojmë të palëkundur në çështjen e të drejtave të sovranitetit kombëtar, demokracisë dhe zhvillimit të barabartë. Por vjen një ditë që nuk duhet ti ngjajmë armiqëve tanë. Populli i madh turk, qeveria legjitime bashkë dhe me presidentin e zgjedhur me një mundësi mund ti japin një mësim që nuk do ta harrojnë duke ia mbyllur mbyllur gojën dyfytyrëshave të cilët flasin në fushën e të drejtave të njeriut”.
Ndër të tjera ai nënvizoi se intelektualët arabë dhe të botës islame sot duhet të jenë në anën e Turqisë. “Intelektualë duhet të merrni mësimin më të rëndësishëm që dha populli turk. Ky mësim është se popujt janë vendimtarë për vendimet e tyre duke dalë kundër të gjitha pakicave disfatiste që detyrojnë ti gjunjëzojnë”, potencoi Merzuki.