Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qendra Islame në Irlandë hap dyert për të pastrehët

Qendra Islame në Irlandë hap dyert për të pastrehët

Një Qendër Kulturore Islame në Irlandë po hap dyert e saj për të pastrehët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Kjo vie pas krizës që shkaktoi Uragani Ophelia.

Qendra islame në Clonskeagh, Dublin, është duke mirëpritur banorët që u tronditën nga stuhia më e rëndë që ka goditur Irlandën në gjysmë shekulli.

Malek Madani, i cili punon në administratën e qendrës, i tha The Independent se ndërtesa ishte e hapur 24 orë dhe për të gjithë.

“Ne sigurojmë ushqim dhe supë,” tha ai. “Është minimumi që ne mund të bëjmë për raste humanitare. Ne përpiqemi të kontribuojmë së bashku me organizatat e këshillit, të cilët na kanë ndihmuar edhe me shtretër. ”

Të gjitha shkollat ​​janë mbyllur dhe shoferët janë paralajmëruar të evitojnë rrugën. Më shumë se 1200 ushtarë janë dërguar për të ndihmuar zonat e prekura. /MESAZHI/

Exit mobile version