Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Janë 499 vendvotime që duhet të rinumërohen, këto janë arsyet

Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për aktivitetet të cilat po zhvillohen në kuadër të numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast është theksuar se janë aprovuar mbi 22 mijë zarfe të refuzuara janë pjesa tjetër kurse gjithsej të procesuara janë mbi 31 mijë zarfe nga 19 mijë e 688 pako, apo 44% e pakove të procesuara deri më tani.Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka deklaruar se sa i përket procesimit të materialeve të zgjedhjeve, apo formularëve të të dhënave nga kandidatët, QNR pothuajse i ka procesuar të gjitha formularët dhe të gjithë ata që nuk kanë pasur probleme teknike, pra të gjithë janë procesuar në rregull përpos një numër i formularëve të kandidatëve që s’kanë mundur të procesohen si të rregullta dhe kanë dështuar të kalojnë auditimin.

“Të gjithë formularët e rezultateve i janë nënshtruar procesimit të dyfishtë dhe një numër i madh i formularëve të rezultateve të kandidatëve.Është bërë klasifikimi i formularëve të rezultateve pra të gjitha të gjeturat janë grumbulluar në katër grupe, në grupin e parë janë ata që kanë të bëjnë me gabimin enë bartjen e votave në formularët e të dhënave dhe janë 35 vendvotime që nuk kanë mundur të kalojën auditimit. Pra një numër i vendvotimeve s’kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak se në formularë janë bartur votat gabimisht tek subjektet.Pra ka të bëjë me formularët e përputhjes së të dhënave tek rezultetet. Kategoria e dytë është gabim në bartjen e votave dhe rezultateve të kandidatëve, nga të gjeturat e auditimit rezulton se janë gjashtë vendvotime me gabime teknike të cilat në gjendjen si janë s’mund të procesohen në bazën e të dhënave pasi të dhënat janë të paqarta, pra s’janë shënuar qartë votat për kandidatët”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Ahmetaj theksoi se janë gjithsej 499 vendovitme të cialt nevojitet të numërohen apo përkthyer në përqindje i bie mbi 20%.“Kategoria e tretë që ka numrin më të madh të vendovtimeve prej të cilave rekmandohet që të kemi rinumërim për to është kategoria ku kandidati ka më shumë vota, apo të gjithë kandidatët kanë më shumë vota sesa subjekti, nga të gjeturat rezulton se janë 370 vendvotime në të cilat një kandidat ka më shumë se sa subjekti apo të gjithë kandidatët.Pra edhe për këtë është rekomandimi që të kemi rinumërim të plotë dhe rekomandimi i katër është kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët nuk kanë vota dhe anasjelltas.Pra nga të gjeturat e auditimit rezulton se bëhet fjalë për 83 vendvotime, tek të cilat s’ka vota tek subjekti ndërsa kandidatët kanë dhe anasjelltas.Pra të gjitha këto probleme të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, sistemi i ka detektuar dhe në formën si janë s’mund të procesohen si të rregullta.Dhe për këtë arsye i kemi katër rekomandime të cilat i kemi sjellur para KQZ-së dhe nevojitet vendimmarrje në mënyrë që të procesohet më tutje me këta formularë.Pra s’kemi probleme me votat e subjekteve, por problemi kryesisht është tek votat e kandidatëve dhe mos-shënimi i saktë i këtyre votave. Sistemi ka detektuar këto vendvotime dhe bëhet fjalë për 499 vendvotime të cilat nevojitet të numërohen apo 20.74% prej totalit të vendvotimeve”, shtoi ai.