Qëllimet e Tregimeve Kur’anore

Mr. Jasir Krasniqi

Tregimet Kur’anore zënë një vend jo të vogël në Kur’anin Famëlartë, pothuase një e treta e tij është tregime.
Kur’ani përfshinë tri lloje të tregimeve:

1- Tregime të pejgamberëve –Zoti qoftë I knaqur me ta.
2- Tregime të popujve dhe ngjarje të kaluara.
3- Tregime nga historiku i Muhammedit s.a.v.s.

Do mundohemi ti përfshijmë disa qëllime të tregimeve Kur’anore në disa pika si në vijim:
1- Forcimi i zemrës së Resulullahut s.a.v.s. dhe besimtarëve, thotë Zoti xh.sh.:
“Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët”. Hud-120.
Në tregime Kur’anore dhe lajmet e të parëve ka qetësi dhe rehati për pejgamberin s.a.v.s. dhe për shokët e tij dhe të gjithë kush vjen pas tyre nga besimtarët, nga to mësojnë durimin në sprova e vështirësi, ashtu sikurse duruan pejgamberët para tij dhe pasuesit e tyre derisa u erdhi fitorja, tha Allahu xh.sh:
“Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata)”. El-En’am-34.
2- Vërtetimi i pejgamberllëkut të Muhammedit s.a.v.s. dhe mesazhit hyjnorë. Thirrja e Pejgamberëve të Zotit xh.sh. ishte një, programi i tyre ishte një, besimi i tyre ishte një…nga kjo edhe Muhammedi s.a.v.s. nuk ishte diqka tjeter veqëse nga Pejgamberët e Zotit xh.sh. thotë Allahu xh.sh.:
“Thuaj: “Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas”. El-Ahkaf-9.
Zbritja e Kur’anit Muhammedit s.a.v.s. mbi lajmet e të parëve dhe popujve të tyre ka argument dhe është vërtetuese e Pejgamberllëkut të tij dhe vërtetësisë së mesazhit hyjnor Islam, thotë Zoti xh.sh.:
“Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”.Hud-49.
3- Udhtimi me metodologjinë e ligjeve të Zotit dhe mos anashkalimi e tyre. Nxitja e Kur’anit për të udhëtu nëpër tokë, jo vetëm për tu kënaqur e shëtitur etj, por nxitë për të marrë mësim e shembull,e për tu larguar nga shkaqet e shkatrrimit në të cilat ranë popujt e mëhershëm dhe për të zbulu ligjet e Zotit të cilat nuk ndërpriten e të mos bimë siq ranë popujt e mëhershëm…thotë Zoti xh.sh.:
“A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes”.Etteubeh-70.
Ngjarjet historike përsëriten, ligjet e Zotit xh.sh. janë të paluhatshme e të qëndrueshme përgjatë historisë.
Me të vërtetë tregimet Kur’anore janë thesarë i pashterrshëm, janë të sigurta e jo të shterrura nga mësimet dhe këshillat që përmbajnë në fushën e Imanit-besimit, e në vepra të mira e në thirrje Islame, në sakrificë dhe edukim, në logjikë dhe stil, në durim dhe qëndrushmëri, …për më tepër, më e mira urtësi dhe mësimi më i mirë në tregimet Kur’anore është; nxitja dhe mësimi njerëzve për ligjet e Zotit xh.sh. në formimin e bashkësisë njerëzore dhe shpërndarjes(zgjerimit) së saj dhe ndikimi i të mirës dhe të keqës në te, por dhe shiqimi në gjendjen e pabesimtarëve dhe ligjet e Zotit xh.sh. të qëndrueshme e të pa ndryshueshme mbi ta. Thotë Zoti xh.sh.: “Sikur të ishte ndonjë Kur’an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrethojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin”. Erra’d-31.
4- Forcimi i besimit-Imanit dhe revokimi i besimeve të kota, kjo nga Besimi-Imani në Zotin xh.sh.në Zotësin e krijimit, në besimin se qdo adhurim i takon vetëm Atij, pastaj besimi në emrat dhe cilësit e Tij xh.sh. besimi në ringjallje dhe në të gjithë Pejgamberët e Tij xh.sh. në melaiket e Tij në librat e Tij në caktimin e Tij xh.sh…e kjo është e qartë në tregimet Kur’anore për thirrjet e Pejgamberëve popujve të tyre, thotë Zoti xh.sh. duke treguar thirrjen e Hudit a.s.popullit të tij në Iman-Besim në një Zot : ” Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime”. Hud-50. Pastaj Shuajbi a.s. kur thirri popullin e tij: ” E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!”Al-Ankebut-36.
5- Përmirësimin e sjelljeve dhe moralin personal dhe kolektiv, që të realizohet ligji i zëvendësisë së Zotit në tokë, kjo shihet qartë në mundin që japën Pejgamberët e Zotit xh.sh. në përmirësimin e popujve të tyre, p.sh. Luti a.s. u mundua me tërë potencialin që kishte në përmirësimin e dukurive negative të moralit që kishte rënë populli i tij, gjithashtu sakrifica e Shuajbit a.s. për të përmirësu moralin e popullit të tij, tha Zoti xh.sh.: 85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë”.
86. “Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe të pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve”. El-A’raf-85-86.
Në tregimet Kur’anore ka mësime të qarta për këtë Ummet-pupullin tone, derisa të mos bjerë në atë që ranë popujt e mëhershëm e të bëhet shkak për t’meritu denimin e Allahut xh.sh. të menjëhershëm apo të mëvonshëm.
Për më tepër, tregimet Kur’anore, pos asaj që u përmend, kan qëllime edhe tjera degëzore siq janë: vërtetësia e shpalljes dhe mesazhit Islam, vërtetësia e njëshmëris së Zotit xh.sh, dhe se Feja e vetme e pranuar tek Zoti është Islami qysh nga krijimii Ademit a.s. deri në Ditën e Gjykimit, dhe të gjithë Pejgamberët e Zotit xh.sh. thirrën në një Fe dhe një qëllim,…etj.

Përfundim: Kur’ani i kushtoi kujdes të veqant tregimeve, dhe ua tërhoqi vrejtjen njerëzimit që të shiqojnë në ndodhitë e popujve të mëhershëm derisa i përmendi disa nga ata popuj në mënyrë të zgjeruar e të qartë, jo vetëm si tregim që ka ndodhë në një kohë prej kohërave,por që të konsiderohen ato ngjarje historike pasqyrë ku manifestohen ligjet e Zotit xh.sh. në krijesat e Tij. Nëse njerëzit i lexojnë dhe i mësojnë tregimet Kur’anore mbi Pejgamberët dhe popujt e tyre dhe marrin mësime nga to, do të arrijnë shpëtimin nga shkatrrimi dhe denimi i mundshëm prej Allahu Fuqiplotë,por dhe mund të arrijë edhe vlera të larta e të ngritet e të bëhet shembulli më i mire për qdo gjeneratë. Allahu na ruajt nga denimi i Tij dhe na bëftë të marrim mësime nga tregimet Kur’anore e të përmirësojmë vetën tonë dhe shoqërinë tone, Amin.

Përshtati : Mr.Jasir Krasniqi