Dëmet e shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit janë riparuar falë qelizave staminale. Qelizat e implantuara në trurin e majmunëve kanë bërë të mundur rikuperimin e funksioneve të nervave të dëmtuara dhe përmirësimin e simptomave të sëmundjes.
Rezultati i arritur nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kyotos (Japoni) të udhëhequr nga profesori Jun Takashi, i publikuar nga revista Nature, i hap rrugën eksperimentimit tek njerëzit.
Qelizat e implantuara që përshkruhen në këtë studim janë neurone që universitetit të Kyotos lirojnë dopaminë (trakte dopaminergjike), një prej ‘mesazherëve’ kimikë kryesorë të trurit.
Kur shfaqet sëmundja e Parkinsonit, këto neurone fillojnë të vdesin ngadalë. Pa dopaminë, qelizat që kontrollojnë lëvizjen nuk mund t’u dërgojnë mesazhe muskujve.
Në këtë studim, traktet dopaminergjike janë marrë nga qeliza staminale njerëzore pluripotente që mund të prodhohen nga qeliza normale adulte dhe mund të diferencohen në çdo lloj indi.
Studiuesit vunë re një përmirësim domethënës dy vite pas implantimit të qelizave në trurin e majmunëve me simptomën e Parkinsonit.
Konfirmimi se kjo lloj terapie funksionon tek majmunët është një prej hapave të nevojshëm për të filluar trajtimin tek njeriu.
“Puna jonë tregon se neuronet e marra nga qelizat staminale të induktuara njerëzore janë të sigurta dhe efikase si ato të marra nga indet fetale”, nënvizoi profesor Takashi.
Kërkuesit shpresojnë të fillojnë eksperimentimin tek njerëzit deri në fund të vitit 2018./Mesazhi/