Që nga viti 2020 Greqia ka kthyer prapa rreth 42 mijë emigrantë

Që nga viti 2020 e deri më 31 maj 2022, Greqia ka kthyer prapa (shtyrë) gjithsej 41.523 emigrantë të parregullt, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Raportit për të Drejtat e Njeriut për kthimet prapa (shtyrjet) dhe mbytjet në Detin Egje, të përgatitur nga Institucioni i Auditimit Publik (KDK) – (Avokatit të Popullit) të Turqisë u theksua se migrimi është rezultati më konkret i sistemeve dhe politikave ekzistuese që kanë prioritet sigurinë dhe interesat e vendeve të zhvilluara.

Në raport thuhet se vendet e zhvilluara, të cilat shkaktojnë shfaqjen e mjediseve që nuk u japin të drejtën e jetës njerëzve në rajonet ku ndodh konflikti, me politikat e tyre të ashpra dhe strikte të kthimit prapa pengojnë migrimin që këta njerëz bëjnë me shpresën për të jetuar dhe se koncepti i “(shtytjes) kthimit prapa” i përdorur në literaturën ndërkombëtare nuk mjafton në vetvete për të përshkruar shkeljet e rënda të të drejtave.

Gjithashtu në raport u theksua se vazhdimi i injorimit ndaj praktikave të shtytjes prapa do të regjistrohet si data kur të gjitha përfitimet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin e azilit fillojnë të humbasin nëse nuk merren masa ndërsa nga ana tjetër, politika me dyer të mbyllura e aplikuar për qytetarët e Sirisë, Afganistanit dhe vendeve të tjera të rajonit nuk vlen për emigrantët ukrainas.

Në raportin ku përfshihen shkeljet e të drejtave të njeriut nga Greqia ndaj emigrantëve të parregullt, thuhet se praktikat e Greqisë prej një kohe të gjatë janë shumë më lart se shkelja e të drejtës për azil dhe madje është bërë e cenueshme, përfshirë të drejtën për jetën. Si pasojë e praktikave të kthimit prapa nga toka të këtij vendi, deri më 31 maj të vitit të kaluar kanë humbur jetën 53 emigrantë të parregullt ndërsa që më 31 maj të këtij viti 33 emigrantë të parregullt kanë humbur jetën duke ngrirë dhe duke u mbytur në lumin Meritsa.

Më tej në raport thuhet se në praktikat e Greqisë për kthimet prapa nga deti, është përcaktuar se emigrantët e parregullt herë-herë janë prangosur me duart prapa dhe herë-herë janë hedhur direkt në det pa iu veshur jelek shpëtimi. Si pasojë e kësaj praktike, vitin e kaluar kanë humbur jetën 8 emigrantë të parregullt ndërsa që nga 31 maji i këtij viti kanë humbur jetën 3 emigrantë të parregullt.

“Ana e ajsbergut që duket”

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Menaxhimit të Migracionit të përfshira në raport, thuhet se gjithsej 41.523 emigrantë të parregullt janë shtyrë nga viti 2020 deri më 31 maj 2022 nga elementët grekë.

“Kthimi prapa në vetvete është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe në shumicën e tyre praktikat e shtytjes shoqërohen me shkelje të rënda të të drejtave. Nëse vërehen të dhënat e Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare mbi praktikat e kthimeve prapa nga elementët grekë nga viti 2019 deri në gusht 2020 në lumin Meritsa, është e mundur që të krijohet ideja rreth veprimit të rëndë të praktikave të kthimit prapa. Sipas kësaj, është dokumentuar se 98 për qind e deklaratave të kthimit prapa përmbajnë tortura dhe keqtrajtime”, thuhet më tej.

Sipas kësaj drejtorie “është dokumentuar se 88 për qind e 8 mijë refugjatëve të ardhur në kufirin e Greqisë, janë përballur me rrahje dhe shkelmime, 97 për qind e tyre u vodhën, 49 për qind u detyruan të zhvisheshin, 16 për qind janë përballur me mbytje, 19 për qind janë përballur e përdorimin e armës, 5 për qind janë sulmuar seksualisht ndërsa 8 për qind i janë nënshtruar dhunë me shok elektrik. Është dokumentuar se vetëm 2 për qind e emigrantëve nuk janë përballur me dhunë pasi kanë hyrë në kufirin grek. 68 për qind është shkalla e fëmijëve që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të dhunës, abuzimit dhe ngacmimit”.

Në raport vihet në dukje se shifrat që janë mundur të përcaktohen për pengesat në mënyrë efektive për kërkimin e të drejtave të personave të shtyrë prapa, qasjes në mekanizmin ankues dhe njoftimin e shkeljeve përbëjnë anën e ajsbergut që duket. Më tej shpjegohet se me qindra raste është provuar se kthimet prapa janë kryer nga punonjës zyrtarë, ku dhe në shumë raste është përcaktuar se edhe persona me veshje civile kanë punuar në mënyrë të koordinuar me punonjës zyrtarë ose nën urdhrat dhe udhëzimet e tyre.

Praktikat e shtytjes (kthimit prapa) nuk janë të pavarura nga politikat e shteteve, prandaj kuptohet qartë se ato janë zbatuar sistematikisht brenda zinxhirit komandues dhe jo në raste individuale informohet në raportin ku njoftohet se 18 shkelje të ndryshme të të drejtave janë përcaktuar që janë kryer si rezultat i 50 praktikave të ndryshme të shtytjes të aplikuara nga Greqia ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

“Është vërtetuar me prova konkrete se Frontex (Agjencia e Rojës Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Evropian) ka marrë pjesë në këto veprime të kryera nga Greqia, se ka mbështetur dhe ka injoruar shumë veprime”, theksohet ndër të tjera në raport.

Me këtë raport të posaçëm të përgatitur nga Institucioni i Auditimit Publik, synohet që tek ndërgjegjja e përbashkët njerëzore të përcillet zëri i të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve që janë viktima të praktikave të shtyrjes dhe shkeljes së të drejtave, që janë ndjerë të pafuqishëm përballë pushtetit ndaj të cilit ekspozohen, që mendojnë se nuk mund të dëgjohet zëri i tyre, që kanë qenë objektiv i veprimeve sistematike, të organizuara dhe të planifikuara për humbjen e të shpresës për kërkimin e të drejtës dhe që kanë humbur shpresën për të kërkuar të drejtën.

“Të braktiset politika e refuzimit të pretendimeve për kthime prapa”

Në raport përmenden edhe rekomandimet për Bashkimin Evropian, Greqinë, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Turqinë.

Ndërsa Bashkimit Evropian i rekomandohet që të drejtat e njeriut dhe ligji për mbrojtjen ndërkombëtare të merren si bazë në të gjitha vendimet që do të merren në lidhje me imigracionin, emigrantët dhe kontrollet kufitare dhe të braktiset me çdo kusht politika për pengesë të migracionit dhe se fokusi duhet të jetë në luftimin e faktorëve që shkaktojnë migrimin.

Disa nga sugjerimet e renditura për Greqinë janë si më poshtë:

“Duhet të braktisen shtyrjet sistematike nga toka dhe nga deti. Emigrantët duhet të trajtohen me respekt për dinjitetin njerëzor dhe duhet të ndërmerren hapa për të forcuar zbatimin e rregulloreve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Duhet të braktisen praktikat e ashpra që vendosin në rrezik dhe shkelin të drejtën e jetës të tilla si shpimin e gomoneve, kthimin prapa në mot të ftohtë duke i zhveshur, hedhjen e tyre në det ose në lumë me duar të lidhura pas si dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Duke braktisur politikën e refuzimit të pretendimeve për kthim prapa, duhet të hetohen pretendimet në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”, thuhet mes tjerash.

Në raport përmenden rekomandime edhe kundër Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ku rekomandohet Turqia të punonte për të krijuar një komision ndërkombëtar për të shqyrtuar rastet e shtyrjes. Lidhur me raportimin dhe përcjelljen e rregullt të Turqisë për rastet e shtyrjes ndaj publikut ndërkombëtar, institucioneve dhe organizatave, organeve të medias dhe autoriteteve greke, së bashku me provat e tyre. Për të eliminuar viktimizimin e kthimeve prapa (shtyrjeve) dhe për të parandaluar viktimizimet që do të përjetohen, u rekomandua që të zgjidhet rruga e menaxhimit më mënyrë efektive të një politike të fokusuar në negociata, dialog dhe bashkëpunim, i cili do të ketë në plan të parë të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve. /aa