Së paku 400 persona, në mesin e tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e thatësisë dhe kolerës në Somali qysh nga fillimi i muajit shkurt.
Ministri Abdullaahi Hashi Ali zbuloi për agjencinë Anadolu se së paku 407 viktima janë konfirmuar deri më tani.
Pothuajse 18,000 njerëz po trajtohen në spitale për sëmundjet që lidhen me thatësinë dhe kolerën shtoi ai.
Zonat më të prekura janë Bay, Bakol, dhe Shabelle, tha Ali.
Në anën tjetër, qeveria Somaleze, me mbështetjen e UNICEF dhe OBSH-në po luftojnë kundër sëmundjeve që lidhen me cilësinë e ujit, pasi sëmundjet më vdekjeprurëse në vend lidhen me këtë dukuri.
Sipas OKB-së, gjendja e thatësisë në Somali është më e rënda qysh nga viti 1945.
Gjysma e popullisë së vendit dhe mijëra fëmijë kanë nevojë për ndihma të enjëhershme humanitare. /MESAZHI/