Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza, janë vrarë 171 punonjës...

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza, janë vrarë 171 punonjës të OKB-së

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se 171 punonjës të saj kanë humbur jetën në Rripin e Gazës në të cilën Izraeli vazhdon sulmet e tij prej 6 muajsh, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) bëri një deklaratë lidhur me situatën në Gaza. Në deklaratë thuhet se 171 punonjës të UNRWA-së kanë humbur jetën që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dy të tretat e spitaleve në Gaza kanë mbetur jashtë funksionit, theksohet në deklaratën ku thuhet se pavarësisht mungesës ushqimore që përjetohet në Rripin e Gazës, nuk ka një ndryshim të rëndësishëm në sasinë e ndihmave humanitare që mbërritën në rajon.

Në periudhën 1-27 mars nga pikat kufitare Kerem Abu Salim dhe Rafah kanë hyrë mesatarisht 159 kamionë me ndihmë humanitare, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se kjo shifër është nën kapacitetin e pikave kufitare edhe nën objektivin për 500 kamionë me ndihma në ditë.

Theksohet se forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore edhe ndaj qytetit Rafah i cili pret shumë palestinezë të zhvendosur.

Në deklaratë janë përfshirë edhe deklaratat e drejtoreshës ekzekutive të Fondit të OKB-së (UNFPA) për Popullsinë, dr. Natalia Kanem, e cila ka tërhequr vëmendjen se në Rripin e Gazës janë rritur vdekjet e të sapolindurve për shkak të dobësisë së shkaktuar nga uria.

Exit mobile version