Që nga 7 tetori, përafërsisht 900 oficerë në ush’trinë iz’raelite kanë kërkuar daljen në pension

Që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmin në Gaza, rreth 900 oficerë në gradën e kapitenit dhe nënkolonelit kanë kërkuar të dalin në pension, transmeton Anadolu.

Në lajmin e publikuar në televizionin izraelit Channel 12, vëmendja u tërhoq nga rritja e habitshme e numrit të oficerëve që duan të tërhiqen nga ushtria që nga fillimi i sulmeve në Gaza.

Sipas lajmit, që prej datës 7 tetor, numri i personave që duan të dalin në pension në gradën e kapitenit dhe nënkolonelit në ushtri ka shkuar në 900.

Arsyeja kryesore që oficerët në fjalë kërkojnë rishikimin e kushteve të pensionit janë sulmet e 7 tetorit dhe delegjitimimi i ushtrisë.

Rritja e trazirave në nivelet komanduese në ushtri gjatë muajve të fundit herë pas here del në pah.

Teksa mesatarisht çdo vit 100 deri në 120 oficerë në gradën e kapitenit dhe nënkolonelit duan të dalin në pension në ushtrinë izraelite, rritja e numrit me 9 herë vitin e fundit konsiderohet një krizë e re në ushtri.