“Qatar Charity” hap në Skenderaj 39 puse për ujë të pijshëm

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”, për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm.

Në kuadër të këtij memorandumi, organizata merr përsipër realizimin e të gjitha shpenzimeve të këtij projekti, duke nisur nga hapja e puseve më thellësi të ndryshme, sipas nevojave që paraqiten, montimin e pompave të ujit më pajisjet përcjellëse e deri te vendosja e rubinetës.

Ndërsa Komuna e Skenderajt do të bëjë identifikimin e familjeve, duke zgjedhur ato raste të cilat kanë më shumë nevojë, për pajisje me ujë të pijshëm.

Gjatë këtij takimi me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduam edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës, shkruan Jashari në Facebook.