Kompania e fluturimeve e Katarit, Qatar Airways, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë me zbatimin e shërbimit “laptopë hua” për pasagjerët që udhëtojnë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga kompania, pasi në SHBA filloi zbatimi i kufizimit të pajisjeve elektronike në disa shtete dhe kompani fluturimesh, në mënyrë që pasagjerët për në SHBA të vazhdojnë punët e tyre gjatë fluturimit, atyre do t’u ofrohen “laptopë hua”.