Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qasjet islamofobe kryesojnë sondazhet në Austri

Qasjet islamofobe kryesojnë sondazhet në Austri

Fushata elektorale në Austri është në ditët e fundit e si rrallëherë po përqëndrohet fort në temat e emigracionit, islamit dhe refugjatëve, që nuk kanë qenë më parë kaq të rëndësishme për austriakët.

Ato janë edhe subjekti i garës që paraprin zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat gjerësisht t’i lejojnë Partisë së Lirisë nga ekstremi i djathtë të gjejë rrugën drejt koalicionit qeverisës, çka shënon vazhdimin e një trendi në rritje nëpër Europë. Sebastian Kurz, i Partisë Popullore austriake kërkon mbrojtje më të mirë të kufijve, luftën ndaj te ashtuquajturit “islamit politik” dhe kufizimin e emigracionit.

“Na nevojitet një marrëveshje bazike unanime mbi emigracionin. Nuk duhet të pranojmë në Austri më shumë njerëz nga sa mund të integrojmë. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit në shtetet e tyre të origjinës në vend që t’i lëmë të vijnë në Europë pa asnjë kufi”, deklaron Kurz.

Sebastian Kurz kryeson për momentin në sondazhe, e besohet se mund të arrijë të tërheqë edhe zgjedhës që më parë ia kanë dhënë votën e tyre Partisë së Lirisë.

Exit mobile version