Qasja e qeverive me masat

Një burrë shkoi të ankohej tek Nastradin Hoxha për problemin e tij dhe i tha:

Oo Nastradin Hoxha , unë jetoj me gruan dhe gjashtë fëmijët e mi, me nënën dhe vjehrrën time në një dhomë të vetme. Çfarë duhet të bëj?

Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe bli një gomar dhe strehoje me juve në dhomë dhe kthehu pas dy ditësh.

Burri u kthye pas dy ditësh dhe i tha:
O Hoxhë, gjendja është përkeqësuar.

Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe bli një dele dhe vendose në dhomë me juve dhe kthehu pas dy ditësh.

Burri u kthye dhe me fytyrë të zbehtë i tha:
Gjendja është bërë e padurueshme.

Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe bli një pulë dhe kthehu pas dy ditësh.

Burri u kthye dhe ishte gati për të kryer vetëvrasje…

Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe shit gomarin dhe më trego.

Burri u kthye dhe i tha:
Gjendja është përmirësuar pak.

Pastaj Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe shit delen dhe më trego.

Burri u kthye dhe i tha Nastradin Hoxhës:
Situata është e përkryer.

Nastradin Hoxha i tha:
Shko dhe shit pulën dhe më trego.

Burri u kthye dhe i tha:
Jam në gjendjen më të mirë të mundshme, të falënderoj nga zemra.

Kështu menaxhohen krizat politike në botë…
Të krijojnë probleme të reja që të falënderosh Zotin për bekimet e problemeve të tua dhe të harrosh problemin fillestar, duke mbetur në borxh dhe mirënjohjeje ndaj tyre…

Nga arabishtja Korab Hajraj