Qasja e një ateisti me supremaci fashisoide: Elozhe ndaj një religjioni dhe tendencë frustrane për përçmim ndaj civilizmit Islam
Duke lexuar shkrimin e poshtëshënuar nga Prof. Blerim Latifi, shpresova që dikush me edukim akademik mbi shkencat sociale të ketë reaguar me dashamirësi. Reagimin e pritur për nevojën e një qasje objektive në shkrimet që involvojnë një kulturë të tërë e pashë në finesa nga akademik Mehmet Kraja, që me dyfjalëshin ‘Pak raciste!’ e theksoj teprimin e tendecës së Latifit.
I çuditshëm ishte fakti që autori shihte iluminizëm në qasjen e tij. Thirrja e Krajës për riformulim dhe riadresim të fenomenit si duket tejkalonte aftësitë e të kuptuarit objektiv të Latifit. Sinqerisht ndjeva keqardhje dhe mendova që Latifi mund edhe të jetë viktimë e rezonimit të motivuar, e theksuar veçanërisht tek individët e involvuar në diskurse publike e politike 1, 2.
Duke mos dashur të vij në një përfundim kaq ‘radikal’ dhe duke e respektuar pozitën e tij të profesorit në universitetin promotorë të ndryshimeve sociale në Kosovë, vendosa që fillimisht ta analizoj profilin e tij akademik. Vërtetë profili i tij ne Scopus lë shumë për të dëshiruar 3. Me vetëm dy punime shkencore, pa asnjë citim, njërin nga ata dy ia kishte dedikuar fesë islame. Tutje është i observueshëm angazhimi i tij publik, kryesisht me tendencë polarizimi, duke përdorur elementin kulturor islam të shoqërisë sonë.
Duke marrë parasysh faktet e lartshënuara, përpos që u habita për gradën e tij të profesorit, përmes deduksionin kuptova edhe tri pikat vijuese:
1. Latifi qenësisht ka motiv të rezonoj ashtu siq edhe përshfaq publikisht, ngase 50 %, pra një nga dy punimet që ka si trashigimi shkencore, i’a dedikuaka Islamit.
2. Islami ironikisht qenka bartësi i 50 % të ‘aseteve’ akademike të Latifit.
3. Latifi pa dikursin e pasuruar me togfjalët e derivuar nga ‘edukimi’ i tij islam, nuk mund t’a prezantoj vetën si ‘bartës’ në aktivitetin të tij ‘iluminues’ e ‘emancipues’ në një shoqëri postkumuniste.
Le t’i kthehemi pak përmbjates së tekstit të profesorit, duke e analizuar formën e shtrimit të problemit dhe tendencën e tij.
Shtrimi i problemit është diskutabil për arsyet e poshtlistuara:
– Latifi tenton të bëj lidhje mes origjinës etnike dhe kulturës hebraike të Sam Altman dhe suksesit të tij.
Këtu nuk ofron të dhëna nëse suksesi i supozuar i Altman i kreditohet praktikimit të fesë hebraike, bazës gjenetike hebraike të tij apo mendjehapësisë së tij karshi dijes shkencore.
Në publikimet shkencore të ndikuara nga ekzistencializmi perëndimorë, mendimi fetar është pranuar si prediktor për mungesën e interesimit për zhvillim shkencorë në shoqëri. Në asnjë nga punimet e kësaj natyre nuk bën përjashtim hebraizmi 4, 5, 6. Këto punime sigurisht që nuk marrin parasysh zhvillimin shkencorë e mjekësore mesjetarë në shoqëritë islame nga Anadaluzia deri te Mugalët 7.
Ndërlidhja e suksesit të Altman dhe ko-patriotëve të tij me bazën gjenetike hebraike është i bazuar në argumentim nazist të segregimit, vetëm se këtu me kahje të kundër. Shkenca moderne e gjenetikës së popullatës nuk njeh përparësi në inteligjencë dhe zhvillim kognitiv të një poolingu gjenetik karshi tjerëve, pra ‘inteligjenca’ i nënshtrohet distribuimit gaussian isoform te të gjithë popujt 8, 9.
Nëse është mendjehapërsia karshi zhvillimit shkencorë arsyeja e arritjes intelektuale të lartcekur, Latifi nuk siguron asnjë të dhënë shkencore për eksplicitet dhe ekskluzivitet të Altman si jahudi. Pra nuk ka ekskluzivitet të një populli ndaj këtij tipari. Kjo është edhe joshkencore edhe nënçmuese për gjithë popujt tjerë, duke përfshirë edhe ne. Ngjason edhe me argumentimin serbojugosallv ndaj shqiptarëve, kur ne etiketoheshim si të prapambetur e shkurt-pamës. Shoqëria shqiptare e shekujve të kaluar ishte shumë mendjehapur në raport me rrethanat që iu imponuan. Unë jam rritur në odat e Dukagjinit dhe kam mësuar shumë nga kjo mendësi. Vetëm mendësia e popullit tonë që institucionin familjarë ta ndërtoj mbi natalitetin e theksuar ka mjaftuar si problem për pushtetin komunist jugosllav. Kotësish nuk jemi notifikuar nga serbët si të prapambetur si shoqëri shkaku i natalitetit, që siguroj vazhdimësi kulturore e linguistike të shqiptarëve 10.
Si rrjedhojë ‘Sam Altman është hebre, i lidhur fort me identitetin e tij etnik.’ nuk qëndron as në rrafshin e përkatësisë etnike, religjioze e gjenetike. Suksesi i tij personal dhe i secilit prej nesh është i ndikuar tërësisht nga inputet e siguruara epigjenetike, posedimit të një qëllimi të përcaktuar, strategjisë, edukimit, durimit e praktikës së orientuar 11.
Inteligjenca është vetëm një nga faktorët ordinarë në këtë proces.
– Latifi përmes fjalisë ‘fqinjët e tyre vazhdojnë të mahniten me cilësitë shëruese të urinës së devës’ përshfaqi mosedukimin e tij mbi farmaceutikën dhe mosdurimin fashisoid karshi mendimit tjetër.
Farmaceutika që nga parahistoria ka përdoruar jo vetëm produktet bimore por edhe ato shtazore për shërim. Në vitet e fundit madje përdoret transplanti i fecesit në intestinum për rekuperim të florës bakterore 12. Pra jo vetëm urina!. Çuditërisht, këto zhvillime farmaceutike kanë vend në secilin civilizim të mirdokumentuar. Me këtë e konsideroj të mjaftueshme nxitjen e kërshërisë për edukim të vazhdueshëm të profesor Latifit, sigurisht nëse në mendësinë e tij ka vend për shtimin e dijes.
Citimi i fqinjëve nuk paraqet asgjë tjetër pos rezonim të motivuar me bazë urrejtjen/mosdurimin karshi një feje dhe injorancën mbi tautologjinë, de- dhe induksionin si dhe sociologjinë e civilizimeve.
Unë dua që profesor Latifi të jetë mirënjohës ndaj Islamit si fe, ngase kjo fe e ‘ndërtoj’ karrierën e tij akademike me 50% të aseteve (1 nga 2 punimet e tij shkencore!!). Për ta arritur këtë mirënjohje, Latifit i duhet zgjidhja e problemit që dominohet nga rezonimi i motivuar.
Për këtë i ofroj qasjet vijuese si këshilla:
1. Edukimi mbi zhvillimin ciklik të civilizimeve. Për këtë sygjerohet leximi i ‘Muqaddimah’ nga Ibn Haldun dhe ‘Principles for Dealing with the Changing World Order’ nga Ray Dalio. Latifi përmes tyre mund të shpëton nga kurthi imperativ që një civilizim detyrimisht duhet të jetë progresiv në pafundësi.
2. Informimin mbi Kuranin, Islamin, Profetët dhe civilizimi e ndërtuara nga ky bazament. Sigurisht dobiprurëse është vetëm nëse qaset pa emocione dhe pa paragjykime mbi rezultatet e këtij hulumtimi. Nëse hulumtimi ka për qëllim një punim të tretë shkencorë për ngritje në karrierë, atëherë nuk mund të arrij më shumë sesa qëllimin e dëshiruar. Vërtet gjendja e një njeriu nuk mund të jetë më e mirë se mendësia, angazhimi dhe qëllimet e tij.
3. Edukimi thelbësor i definimit të suksesit nga literatura e shekullit XIX, XX dhe XXI. Sigurisht do i ndihmonin shkrimet e Napoleon Hill mbi profetin Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të 13.
Pastaj fizikanti hebre David Berlinski mund të të ndihmoj në rekonsiderimin shkencorë të ateizmit dhe mirënjohjen e kontributit të mendimit të myslimanëve në zhvillimin shkencës ndër shekuj 14.
4. Leximi i një literature përafruese, sidomos europiane. Do t’i mësonte vlerat e shkëmbimit të civilizimeve, si p.sh. ‘West-östlicher Divan’ nga Göthe ose ‘Le soleil se lève à l’occident’ nga Farid Gabteni 15,16, 17.
Së fundi, ngjyrat burojnë nga e njëjta dritë por përthehen në gjatësi valore të ndryshme. Andaj them që duhet të ndjehem të pasuruar me identitetin kombëtarë e fetar që kemi. Do ishte dommage të limitohemi me identitet provincial e të gjykojmë që jetë ka vetëm aty ku flitet e mendohet si na do ëndja. Nuk mohohet shkëlqimi diellit e reflektimi i tij shumëngjyrësh vetëm se u dashka te jetojmë nën hijet e civilizimit judeokristian.
Si shqiptarë, kemi qëlluar mes dy civilizimeve, por Islamin e pranuam dhe e kultivuam edhe pse ishim në Europë. Tendencat për radikalizim duhet nuhatur mirë, edhe nëse na vijnë nga ata që kanë fjalorin plot pragmatizëm, me Islamin ama si përjashtim.
Nëse në hapësirën publike ju imponohet një njeri me diskurs emocional, denigrues e përjashtues, dyshoni!!. Edhe nëse quhet Prof., prap dyshoni !!. Poqëse nuk ofron argumente, titujt munden vetëm pragun e dezinformimit ta kalojnë.
22.11.2023
Dr. Sh. Hajdari
Referecat:
1. Kunda, Z. (1990). The case for motivated reasoning. Psychol Bull 108, 480–498. 10.1037/0033-2909.108.3.480.
2. Strickland, A.A., Taber, C.S., and Lodge, M. (2011). Motivated reasoning and public opinion. J Health Polit Policy Law 36, 935–944. 10.1215/03616878-1460524.
3. Latifi, Blerim – Author details – Scopus Preview https://www.scopus.com/authid/detail.uri….
4. How Religious Conditions Affect Science & Technological Advances study.com. https://study.com/…/how-religious-conditions-affect….
5. Jr, A.R. (2016). The influence of religion on science: the case of the idea of predestination in biospeleology. Research Ideas and Outcomes 2, e9015. 10.3897/rio.2.e9015.
6. McPhetres, J., and Zuckerman, M. (2018). Religiosity predicts negative attitudes towards science and lower levels of science literacy. PLoS One 13, e0207125. 10.1371/journal.pone.0207125.
7. Arab science in the golden age (750–1258 C.E.) and today 10.1096/fj.06-0803ufm.
8. Shakeshaft, N.G., Trzaskowski, M., McMillan, A., Krapohl, E., Simpson, M.A., Reichenberg, A., Cederlöf, M., Larsson, H., Lichtenstein, P., and Plomin, R. (2015). Thinking positively: The genetics of high intelligence. Intelligence 48, 123–132. 10.1016/j.intell.2014.11.005.
9. Deary, I.J., Cox, S.R., and Hill, W.D. (2022). Genetic variation, brain, and intelligence differences. Mol Psychiatry 27, 335–353. 10.1038/s41380-021-01027-y.
10. Muslim Population of the Republic of Macedonia: A Demographic and Socio-economic Profile.
11. Ericsson, K.A., and Harwell, K.W. (2019). Deliberate Practice and Proposed Limits on the Effects of Practice on the Acquisition of Expert Performance: Why the Original Definition Matters and Recommendations for Future Research. Frontiers in Psychology 10.
12. Du, C., Luo, Y., Walsh, S., and Grinspan, A. (2021). Oral Fecal Microbiota Transplant Capsules Are Safe and Effective for Recurrent Clostridioides difficile Infection: A Systematic Review and Meta-Analysis. J Clin Gastroenterol 55, 300–308. 10.1097/MCG.0000000000001495.
13. Think And Grow Rich By Napoleon Hill | Talk’s About Muhammad (SAWS) (2021).
14. The Devil’s Delusion: Atheism and its Scientific Pretensions de David Berlinski.
15. André, T. (2019). Georges Bataille et le Réel en transgression.
16. Editions, F.B., and Goethe, J.W. von (2015). Divan oriental-occidental (CreateSpace Independent Publishing Platform).
17. Amazon.fr – Le soleil se lève à l’Occident – Gabteni, Farid – Livres https://www.amazon.fr/soleil-l%C3%A8ve-%C3…/dp/249000204X.
Nga: Shefqet Hajdari