Kryeministri i Irakut Mustafa Al-Qasimi tha se ata e dinë se kush qëndron prapa sulmit ndaj shtëpisë së tij me dronë të armatosur.
Kazimi, i cili mblodhi Këshillin e Ministrave në Bagdad me një agjendë të jashtëzakonshme, në fjalën e tij të mbajtur këtu tha: “Ne do të ndjekim gjurmët e atyre që kanë kryer krimin dhe e dimë mirë se kush janë, këtë do ta publikojmë së shpejti.”
Masat e sigurisë u shtuan rreth Zonës së Gjelbër dhe disa pika të tjera të kryeqytetit Bagdad, si dhe u panë automjete ushtarake të vendosura në rrugë.
Vendbanimi i Kazimit në Zonën e Gjelbër në Bagdad është sulmuar me dronë të armatosur mëngjesin e djeshëm.
Sulmi dyshohet se është kryer nga milicitë shiite të afërta me Iranin. /trt