Ballina Lajmet Kosovë PZAP ia hedh poshtë ankesën VV-së për anulimin e vendimit të KQZ-së...

PZAP ia hedh poshtë ankesën VV-së për anulimin e vendimit të KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe.

Në vendim thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”.

Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e 23 dhjetorit të KQZ-së votoi kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti.

Ndaj kësaj ishte ankuar Lista Serbe në PZAP, e kjo e fundit duke rrëzuar vendimin e KQZ-së, kështu duke certifikuar Listën Serbe.

Por, VV u ankua edhe në Gjykatën Supreme, ankesë e cila u hodh poshtë nga ky institucion.

Exit mobile version