Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për moscertifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Në një përgjigje për Tëvë1 nga PZAP kanë thënë se Paneli do të vendosë brenda afatit zgjedhor.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP brenda afatit ligjor do të vendosë”, thuhet në përgjigje.
KQZ-ja, dje s’e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër.