PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e afro 5 mijë fletëvotimeve të votuese jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10. 2019.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhet numërimi i rreth 5 mijë votuesve jashtë Kosovës.

Në vendimin që e ka marrë PZAP, thuhet se është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin  e 4 mijë e 639 fletëvotimeve.“Paneli ka konstatuar se pretendimet ankimore për mos numërimin e 4639 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e të cilat nuk kanë ardhur dhe numër5uar në QNR, nuk mund të jetë objekt i vlerësimit në këtë fazë të procesit zgjedhor, për faktin se, KQZ-ja ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, ashtu siç del edhe nga vet përgjigja në ankesë e KQZ-së, e parashtruar më datën 19.10.2019”, thuhet në vendimin e PZAP të bërë publik së fundmi.

E lidhur me rastin konkret nga PZAP, po deklarojnë se  KQZ ende nuk ka marrë vendim lidhur me këtë çështje, prandaj paneli vlerëson se nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni që në këtë fazë të procesit të vonesë lidhur me numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.Nga PZAP thonë se marrin vendime vetëm pas vendimeve të KQZ-së.Rreth këtij rasti nga KQZ nuk është marrë ende ndonjë vendim lidhur me rinumërimin apo refuzimin për rinumërim të 4 mijë e 639 pakove me fletëvotime të ardhura nga votuesit jashtë vendit.Megjithëkëtë këtë, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.