Shkalla e shpyllëzimit në Amazonën e Brazilit ra me gati 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar. Ministria e Mjedisit e Brazilit tha se ishte shkalla më e ulët e shpyllëzimit e regjistruar në pesë vitet e fundit.
Edhe pse më e vogël se në vitet e mëparshme, zona e shpyllëzuar është akoma më shumë se gjashtë herë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut. Kur mori detyrën 1 vit më parë, Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u zotua t’i japë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030.
Presidenti Lula premtoi të rivendoste pyllin tropikal të Amazonës dhe të ndiqte “kriminelët e klimës” gjatë fjalimit të tij në samitin e klimës COP27 në 2022.