Suksesi juaj i parë i këtyre sfidave në masë të madhe varet nga zona që ju punoni. Por megjithatë të gjitha këto sfida mund të kalohen me një këshillë të thjeshtë.
Ju dhe punëdhënësi juaj i ardhshëm të keni një qëllim të përbashkët në një intervistë pune: për të kuptuar nëse ju mund të punoni së bashku në mënyrë efektive në lidhje me të gjitha aspektet e punës që ofrohen.
Në mënyrë që të përgjigjeni në këtë çështje, është një pyetje që gjithmonë duhet ta bëni.
“Kush arrin të ketë sukses në këtë pozitë pune?, ose mund ta parafrazoni edhe ndryshe, “Si mund ta definonin suksesin për këtë pozitë pune?”.
Përgjigja e punëdhënësit tuaj në këtë pyetje ju mundëson juve që të keni informata për pozitën e punës, informata që nuk i gjeni në përshkrimin e punës.
Përgjigja u mundëson të kuptoni specifikat e punës, prioritetet e punës, strategjia që u duhet të adaptoni në mënyrë që të bëheni më të mirë në punën tuaj, ashtu si edhe për kulturën dhe etikën e punës që duhet të zbatoni.
Nëse e bëni këtë pyetje, shefi juaj i ardhshëm do ta kuptojë se e merrni seriozisht punën, pasi dëshironi të dini çdo detaj për të.
Po ashtu, ju do të kuptoni se sa lehtë është të komunikoni me shefin e ardhshëm.
Mos harroni: vendi i punës është vendi ku do të kaloni më së shumit kohë, andaj është e rëndësishme të gjeni lumturinë dhe rehatinë./Mesazhi/