Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur në takim homologun palestinez, Mahmoud Abbas, për bisedime të martën në Sochi. Lideri rus ka thënë se është shumë e rëndësishme që Rusia nuk e ka ndryshuar qasjen në lidhjen me problemin e pazgjidhur palestinez.
Shefi i Kremlinit ka theksuar se Moska vazhdon të përkrahë zgjidhjen me dy shtete ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Putini vlerëson se vetëm kjo formulë do të respektonte interesat e popujve të rajonit të trazuar të Lindjes së Mesme.
Putini ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu bilateral me Palestinën. Izraeli dhe Palestina nuk po arrijnë të merren vesh për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë ndërmjet dy popujve. /koha