Presidenti rus ka vizituar Latakian në Siri, për herë të parë që nga fillimi i operacionit anti-terrorist me kërkesë të presidentit Bashar Assad.
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të tërhiqen nga Siria, duke thënë se forcat ruse kthehen nga Siria me fitoren. Presidenti rus ka lavdëruar punën e njësive hapësinore të vendit në rajon duke thënë se ata kishin kryer “punw tw shkëlqyeshme” në Siri.
“Unë udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes, kreun e Shtabit të Përgjithshëm, që të fillojë tërheqjen e grupit rus,” tha Putin kur fliste me forcat ushtarake në Siri.
Udhëheqësi rus ka theksuar se nëse grupet terroriste rikthehen në Siri, forcat ruse do të kryejnë sulme që “ata kurrë nuk i kanë parë”. /MESAZHI/