Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që Rusia të zhvillojë raketa që do të depërtonin çdo sistem mbrojtës raketor aktual dhe në zhvillim.
Duke theksuar se armët ruse të përdorura në Siri “kanë dëshmuar veten”, Putin tha se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake-teknike si dhe mund të rrisë interesimin e shteteve të huaja për armë ruse.
“Në vitin 2017 do të vazhdojmë ta forcojmë prezencën ushtarake të Rusisë”
Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergey Shoygu theksoi se deri më sot në Siri janë ndërmarrë 18.800 fluturime dhe 71 mijë sulme ajrore, duke shtuar se janë eliminuar 35 mijë persona (prej tyre shumica gra dhe fëmijë).
Shoygu shtoi se në vitin 2017 do të vazhdojnë ta përforcojnë prezencën ushtarake ruse në rajonet perëndimore, jugperëndimore dhe polare. /MESAZHI/